MENU
klinika

Luftëtari shqiptar në UFC

Ilir Latifi do të sfidojë rusin që ka idhull Putinin

26.03.2022 - 19:04

Ilir Latifi (15 fitore dhe 8 humbje) do ta vazhdojë rrugëtimin e tij në peshat e rënda nw UFC, pasi së fundi arriti një fitore të shumëpritur kundër Tanner Boser me një vendim të ndarë në qershor.

Para kësaj, suedezi pati tri humbje radhazi kundër top-luftëtarëve. Latifi tani takohet me veteranin rus 44-vjeçar Aleksei Oleinik (59-16), i cili njihet për paraqitjet e tij, në veçanti ndaj Ezekiel Choke.

Megjithatë, ai tani ka nevojë për një fitore pasi u mund tri herë radhazi nga Sergey Spivak (vendim unanim), Daukaus (TKO) dhe Lewis (TKO). Oleynik ka lindur në Kharkiv, Ukrainë, e cila në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

44-vjeçari, i cili është një shtetas rus i natyralizuar, u ndalua të hynte në vendin e tij të lindjes në vitin 2015, pasi ai kishte veshur një bluzë të Vladimir Putin para ndeshjes së tij të dytë në UFC. Pasi jetoi në Ukrainë për tre dekada, Oleynik u etiketua një “kërcënim për sigurinë kombëtare” nga Ukraina.