MENU
klinika

Champions League

Juve pëson 3 gola dhe eliminohet, Chelsea bën “detyrën”

16.03.2022 - 23:54

Juventus eliminohet sërish herët në Champions League. Është Villarreal që mposhti bardhezinjtë 3-0 në Torino, duke turpëruar gjigantët italianë, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar 1-1. Villarreal kalon për herë të parë në cerekfinale të këtij kompeticioni.

Pjesa e parë përfundoi pa gola. Në të dytën, gafën e madhe e bën Rugani. Qendërmbrojtësi bardhezi ne tentativë për të kapur topin që ishte në kontroll të Coquelin, pengon vrapimin e lojtarit të Villareal.

Arbitri Marciniak ka dyshime dhe për këtë arsye shkon në monitor të ndjekë aksionin dhe momentin, duke vënë re në përsëritje se ka një pengim nga juventini. Penallti dhe specialisti Moreno nuk gabon edhe pse Sczcezny ishte aty dhe për pak sa nuk e kapi topin.

Villareal shënon edhe golin e dytë më pas, duke tronditur totalisht stadiumin dhe heshtur tifozerinë bardhezi. Goditje këndi për të verdhët dhe Pau Torres lihet vetëm në qendër të mbrojtjes duke goditur lehtë dhe befasuar. Në shtesë ka penallti tjetër dhe gol, mbyllet 0-3.

Kalon më tej edhe Chelsea. Blutë e Londrës kishin fituar ndeshjen e parë në shtëpi 2-0 ndaj Lille, teksa edhe në Francë fitojnë, kësaj here 2-1. Pavarësisht problemeve të Chelseas, në fushë ata bëjnë shumë mirë.

Turku Burak Yilmaz, ishte ai që zhbllokoi i pari sfidën në minutën e 38-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që “Blutë” e Tuchel, arritën të përmbysnin gjithçka.

Fillimisht ishte Pulisiç ai që në minutën e 45+3 vendosi baraspeshën, teksa për golin e fitores, mendoi kapiteni Azpiliqueta në minutën e 71-të. Ditën e premte do të hidhet shorti pwr cerekfinalet e Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN