MENU
klinika

Boks

“Lajthit” Mike Tyson, do 1 miliard dollarë për një duel

23.03.2022 - 17:46

Boksieri amerikan Mike Tyson, legjenda e këtij sporti, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se për t’u rikthyer në ring do të pranojë vetëm një ofertë që kap shumën e 1 miliardë dollarëve.

Ai ia ka dërguar këtë mesazh Jake Paul, personazhit të njohur të YouTube, që e ka ftuar në duel. Tyson u largua nga sporti në vitin 2005, por në vitin 2020 ai zhvilloi një duel “shoë” me 8 raunde me Roy Jones Jr., sfidë që u mbyll në barazim. I pyetur nëse pranon të rikthehet sërish në ring, ai tha se këtë gjë do ta bëjë vetëm për një miliardë dollarë.

“Rikthehem për të fituar ca parà. Paul, ai djalosh simpatik dhe me sy blu, unë jam shumë i shtrenjtë. Kam nevojë të fitoj ca parà nga ajo sfidë. 1 miliardë dollarë”, u shpreh Mike Tyson, 55 vjeç. Ndërsa Jake Paul është 30 vjet më i ri, 25 vjeç dhe ka zhvilluar vetëm 5 duele në ring, duke i fituar të gjitha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak