MENU
klinika

Pritet edhe miratimi i Qeverisë Britanike

Megaofertë për Chelsea, miliarderi tifoz i Bluve

14.03.2022 - 19:06

“Saudi Media Group” raportohet se tashmë e ka bërë ofertën për ta blerë klubin e Chelseas, pasi Roman Abramovich vendosi ta shesë pas sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Sipas raportimeve të fundit, kompania nga Arabia Saudite ka ofruar 2.7 miliardë stertlina apo 3.2 miliardë euro për blerjen e klubit nga Londra.  Presidenti i SMG-së, Mohamed Alkhereiji, besohet se është tifoz i Chelseas dhe drejton një konsorcium privat.

“Saudi Media Group” dhe Alkhereiji thuhet se nuk kanë asnjë lidhje me Qeverinë e vendit të tyre. Procesi i shitjes i klubit londinez do të monitorohet edhe nga Qeveria britanike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN