MENU
klinika

Lajmi që vjen nga Spanja

Messi rikthehet në verë te Barcelona?

14.03.2022 - 16:57

Lionel Messi padyshim që po kalon një nga momentet më të këqija në karrierën e tij me PSG dhe që pas asaj sfide të humbur ndaj Realit, argjentinasi është kthyer në të padëshiruar në kryeqytetin francez.

Kjo gjë menjëherë ka marrë vëmendjen në Spanjë, të cilët dhe një herë janë gati të besojnë te një rikthim i mundshëm i Messit në Barcelonë. Gjithashtu, thuhet se babai i Mesit, i cili është njëherësh dhe agjenti i tij, ka folur me teknikun e “blaugranave”, Xavi Hernandez.

Gjithsesi, çdo gjë ende mbetet për t’u parë, pasi nuk është parë asnjë lëvizje zyrtare nga ana e të dy palëve për një rikthim të mundshëm të argjentinasit në skuadrën që u kthye në një legjendë të futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN