MENU
klinika

Mjeshtri i Wall Street

Miliarderi amerikan gati të blejë Chelsean

16.03.2022 - 19:49

Një miliarder amerikan i cili vlerësohet se ka pasuri më shumë se dyfishin e atyre të Roman Abramovich, është gati që të blejë Chelsean. Ken Griffin, një investitor shumë i njohur në SHBA, po përgatit një ofertë bashkë me familjen Rikets, e cila zotëron “Chicago Cubs”, klubin e njohur të bejsbollit.

Griffin është personi më i pasur mes atyre që kërkojnë të marrin në zotërim klubin londinez. Revista e njohur “Forbes” përllogarit se pasuria e Grifin vlerësohet rreth 20,25 miliardw paund.

Miliarderi i ka siguruar paratë e rij duke qenë një nga personat më të suksesshëm në historinë e bursës së Wall Street, ndërsa ai është shefi ekzekutiv i kompanisë që ka themeluar vetë, “Citadel”, një fond investimesh ndërkombëtar.

Pritet që kjo ofertë të jetë një nga më të kompletuarat, duke pasur parasysh edhe eksperiencën e familjes Rikets, e cila ia doli që të rinovonte në një kohë rekord stadiumin e vjetër të Chicagos për skuadrën e bejsbollit, ndërsa duket se do të ofrojë të bëjë të njëjtën gjë edhe me stadiumin e Chelsea.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrja e legjendës së futbollit ukrainas

Shevchenko: Rusë, ngrijeni zërin, po vdesin njerëz!