MENU
klinika

Miqësorja Shqipëri-Gjeorgji

Mungesa dhe ndryshime, si pritet të luajë Kombëtarja sonte

29.03.2022 - 13:07

Me mungesat e konfirmuara të Bares, Balliut dhe Uzunit, që ishin titullarë ndaj Spanjës, në ndeshjen e sotme ndaj Gjeorgjisë priten ndryshime në formacion.

Por jo vetëm ato, pasi trajneri Reja u shpreh që formacioni do të pësojë shumë ndryshime në këtë sfidë. Duke e nisur nga porta, ndaj Gjeorgjisë do të jetë radha e Thomas Strakoshas.

Në mbrojtje pritet që Odise Roshi të kalojë nga krahu i djathtë dhe në vendin e tij të luajë Ermir Lenjani, ndërsa qendra e repartit do të përbëhet nga treshja që luajti ndaj Spanjës: Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.

Në mesfushë risia mund të jetë Kristjan Asllani që do të luajë ndeshjen e parë si titullar me Kombëtaren A, teksa do të shoqërohet nga Ylber Ramadani dhe Endri Çekiçi. Ndërkaq, dyshja sulmuese pritet të përbëhet nga Armando Broja dhe Rey Manaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi shqiptar oferta nga Italia

Pretendentët e Serie A kërkojnë Brojën


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak