MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Nuk ka panik për Brojën, do jetë në Kombëtare

17.03.2022 - 15:51

Në sfidën e fundit në Premier League, atë kundër Watford, tifozët e Southampton, por mbi të gjitha tifozët kuqezi, u shqetësuan jashtëzakonisht shumë teksa benjiamini i tyre, Armando Broja doli nga fusha i dëmtuar, si pasojë e një goditje në fytyrë.

Broja rrezikoi jo pak por për fatin e mirë, gjithçka ka kaluar me një të nxirë në sy. Sulmuesi kuqezi vijon të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të ekipit, për të qenë gati për sfidën kundër Man.City në FA Cup.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin e “shenjtorëve” por dhe për trajnerin Edy Reja pasi Broja pritet të jetë pikë kyçe e Kombëtares, ndërsa do të grumbullohet edhe për dy miqësoret e marsit kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN