MENU
klinika

11-ja më e mirë në botë

Nuk ka vend për Messin e Ronaldon, formacioni ideal

29.03.2022 - 14:24

Epoka e Lionel Messit dhe e Cristiano Ronaldos tani duket se ka marrë fund: i pari është jashtë Champions League dhe u reduktua në një rol dytësor në PSG, ndërsa i dyti jashtë Champions dhe larg kësaj zone për sezonin e ardhshëm,

Dy marsianët që kanë lënë shenjë në 15 vitet e fundit të historisë së futbollit, duke grumbulluar tituj individualë dhe ekiporë, po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre përkatëse, me Kupën e Botës në Katar që mund të lënë gjurmët e fundit.

Ndërkohë, një gjeneratë e re fenomenesh po bën rrugën e vet, disa të tjerë tashmë të vendosur mirë në platformën e nisjes, gati për të mbledhur trashëgiminë e tyre dhe për të grumbulluar trofe së bashku në vitet e ardhshme.

Spanjollët e “Marca” janë përpjekur të futin njëmbëdhjetëshen ideale të përbërë nga më të mirët (dhe më të shtrenjtët) nën 23 vjeç në planet, një lloj ultra ofensivë 3-4-1-2 që do të trembte këdo: Donnarumma, Alexander-Arnold, Pedri, Dias, Foden, Davies, Jao Felix, Mbappe, Haaland, Vlahovic dhe Vinicus Junior.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak