MENU
klinika

Tenis

Numri një, rusi Medvedev mund të humbë Wimbledon

15.03.2022 - 22:54

Sulmet ruse ndaj Ukrainës mund të sjellin pasoja të reja të drejtpërdrejta për sportistët nga Rusia. Një nga të prekurit mund të jetë edhe Daniil Medvedev, pasi ai mund të mbetet jashtë Wimbledon.

Qeveria e Britanisë së Madhe dhe “All England Club” pritet që të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim për të ndaluar tenistët nga Rusia në këtë turne.

Në rrethanat aktuale, 26-vjeçari thuhet se është i detyruar të shprehë publikisht kundërshtimin e tij ndaj politikës luftarake të Vladimir Putinit, për të patur të paktën një shans për t’u pranuar në Wimbledon, i cili është planifikuar të fillojë më 27 qershor.

Kampioni i US Open 2021, Daniil Medvedev aktualisht është edhe numri një në renditjen botërore, por pas elimiminit para kohe nga Indian Ëells, mund ta humbasë këtë pozicion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN