MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Roma barazon në fund dhe vijon rrugën drejt Tiranës

17.03.2022 - 23:58

Një gol në minutën e parë shtesë ka kualifikuar Romën në cerekfinale të Conference League, duke barazuar 1-1 në shtëpi me Vitesses, kur takimi i parë në Holandë kishte përfunduar 0-1 për verdhekuqtë. Roma vijon kështu rrugën drejt Tiranës, ku do të luhet finalja e këtij kompeticioni.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa miqtë surprizuan në mesin e pjesës së dytë. U desh goli I Abraham në 91’ për të barazuar dhe për të kaluar tifozërinë në delir. Marash Kumbulla luajti titullar për 90 minuta të plota.

Gjithashtu dhe Fejenordi me Paokun u kualifikuan me anë të fitoreve, ndërsa Slavia Prague kaloi falë rezultatit të sfidës së kaluar. Skuadrat e kualifikuara për më tej janë Roma, Fejnord, PAOK, Slavia e Pragës, Bodo/Glimt, Marsejë, PSV dhe Leicester.

Edhe Europa League ka dhuruar shumë emocione në fazën e 1/8-ve, me 6 ekipet e para që janë kualifikuar për në raundin tjetër, ndërkohë dy të tjera shkojnë në kohën shtesë.

West Ham-Sevilla dhe Frankfurt-Betis do të vendosen nga shtesat. Ndërkohë që Lyon ka kaluar edhe pse barazoi 1-1 në shtëpi me Porton, pasi rezultati në transfertë përfundoi 0-1 për francezët. Ekipet e kualifikuara më tej janë Barcelona, Rangers, Atalanta, Braga dhe Lyon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN