MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Barcelona përmbys në Stamboll dhe kalon më tej

17.03.2022 - 21:52

Barcelona ka siguruar një vend mes tetë skuadrave më të mira të Europa League falë fitores 2-1 të marrë në Stamboll kundër Galatasaray-t.

Një fitore me përmbysje për skuadrën e Xavi-t, që ka kaluar në disavantazh në minutën e 28-të pas goli të shënuar nga Marcao. Gjithsesi, spanjollët kanë barazuar në të 37-ën me një gol të mrekullueshëm të Pedri-t dhe kanë përmbysur gjithçka me Aubameyang në të 49-të.

Pedri (19 vjec e 112 ditë) është adoleshenti i parë që shënon për Barcelona-n në Kupën UEFA/Europa League pas Ivan De la Pena kundër Bayern Munich në prill 1996 (19 vjeç e 346 ditë) dhe më i riu pas Roger kundër Sevilla-s në dhjetor 1995 (18 vjeç e 355 ditë).

Pierre-Emerick Aubameyang është bërë lojtari i parë i Barcelona-s që shënon në dy transfertat e para europiane pas Robert Fernandez në sezonin 1986/87 të Kupës UEFA në Lisbonë kundër Sporting dhe in Uerdingen.

Vazhdon aventura europiane dhe për Atalanta-n, që ka mundur 1-0 Bayer Leverkusen-in në transfertë dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Europa League me rezultatin e përgjithshëm 4-2, pas fitores 3-2 të marrë në ndeshjen e parë kundër gjermanëve. Kanë kaluar në raundin pasardhës edhe Rangers me Braga-n, që kanë eliminuar respektivisht Crvena Zvezda-n dhe Monaco-në.

Edhe Liga e Konferencës mësoi tre emrat e parë që u kualifikuan në raundin e çerekfinaleve. Marseja mori një fitore të rëndësishme për të eliminuar Bazelin në transfertë. Gjithashtu dhe Leistër u ndihmua nga rezultati i sfidës së kaluar për të eliminuar Rennes, e cila fitoi 2-1 përballë anglezëve. Një fitore spektakolare arriti PSV, e cila mposhti me shifrat 0-4 Kopenhagenin, ndërsa AZ Alkmaar fitoi 2-1 me Bodo/Glimt dhe dërgoi cdo gjë në shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN