MENU
klinika

E ardhmja e dy kuqezinjve

Sarri “përkëdhel” Hysajn, Strakoshën nuk e do

31.03.2022 - 16:48

I fiksuar pas Hysaj, por i fiksuar edhe pas Kepa Arrizabalegna. Sarri është një nga ato trajner, të cilët kudo që shkon, sa herë është e mundur, ka dëshirë të punojë me lojtarë që i njeh, me të cilët ka punuar edhe më herët.

Kjo ndodhi me Hysaj, pas aventurës me Napoli, e kërkoi edhe kur ishte pjesa e Chelsea, ndërsa dha më pas bekimin e tij për tu bashkuar të dy së bashku te Lazio.

Sarri dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe me Kepan, me portierin e Chelsea, të cilin dëshiron ti bashkohet te Lazio sezonin e ri. Pas mediave italiane, edhe ato angleze bashkohen në këtë pikë, Sarri kërkon me çdo kusht Kepa.

Kjo zgjedhje e trajnerit i mbyll përfundimisht dyert një rinovimi të mundshëm të Strakoshës, pasi kushti kryesor që kishte gardiani kuqezi ishte pikërisht ky, kërkonte nga Sarri garanci për të ardhmen, kërkonte një fanellë titullari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ankand për mbrojtësin kuqezi

Një tjetër skuadër e madhe kërkon Asllanin