MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 23

Vllaznia fundos Dinamon dhe kap vendin e tretë

03.03.2022 - 19:46

Pas dy barazimeve radhazi, Vllaznia është rikthyer te fitorja, duke mposhtur 2-1 Dinamon në “Loro Boriçi”. Me këtë sukses shkodranët kapin Kukësin në vendin e tretë, ndërsa blutë zbresin të parafundit dhe rrezikojnë qëndrimin në Superligë.

Ndeshja nisi me ritëm dhe në minutën e 11-të kërkohet penallti nga vendasit pas një kontakti mes Lilajt dhe Latifit në zonën dinamovite. Gjyqtari Klodian Shahini fillimisht heziton, por pasi ndalet loja, shkon te VAR. Pas rishikimit të pamjeve akordohet 11- metërsh për Vllazninë dhe Latifi nuk fal nga pika e bardhë.

Pas 10 minutave kuqeblutë shënojnë sërish. Hakaj harkon nga e majta dhe Aralica zhytet me kokë dhe dërgon sferën në rrjetë. Por pas shumë minutave pritje, anulohet festa e shkodranëve për pozicionin jashtë loje të sulmuesit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 në favor të shkodranëve.

Tri minuta pasi nis e dyta, Vllaznia shënon golin e dytë. Pas një goditje dënimi nga e djathta të ekzekutuar nga Mustedanagiç, Aralica me kokë shënon golin e 2-0. Miqtë arrijnë të ngushtojnë në 85’ me Sofranac, por të pafuqishëm për të dalë me pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN