MENU
klinika

Shkak tradhtia?

A janë ndarë vërtetë Rihanna dhe Asap Rocky?

15.04.2022 - 11:29

Lart e poshtë po flitet se Rihanna, në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, ka kapur mat partnerin Asap Rocky duke e tradhtuar.

Thuhet se vajza me të cilën ai po tradhtonte këngëtaren me të cilën pret gjithashtu një fëmijë është dizenjuesja e këpucëve, Amina Muaddi. Ajo është njëkohësisht mikeshë e Rihanna-s.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Në rrjet gjithçka është bërë super dramatike, ndërkohë që s’kemi ende asnjë konfirmim nga çifti për ndarjen e tyre. Madje, nuk shohim asnjë lëvizje në llogaritë e tyre në Instagram.

Megjithëse mediat e huaja shkruajnë se pasi janë ndarë, kanë bërë direkt unfollow njëri-tjetrin, me një kontroll të shpejtë pamë që sërish ndiqen në Instagram.

Po ashtu, mediat kanë parë si të dyshimtë faktin që Rihanna është shfaqur më shumë vetëm në daljet e fundit, sesa me reperin.

Megjithëse të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e RiRi-t në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe për faktin që ajo mund të përfundojë e tradhtuar si Khloe Kardashian gjatë shtatzënisë, sërish është ende herët të “merakosemi”.

Duke qenë çifti më i përfolur i momentit, Rihanna dhe Asap Rocky mund të bëhen fare shpejt “pre” e lajmeve të rreme.

Megjithatë nëse ka ndodhur vërtetë, një mësim i mirë për vajzat: Ai që ka ndërmend të të tradhtojë, do ta bëjë edhe nëse ti je Rihanna, e aq më tepër kur po pret edhe fëmijën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotoja që i tha të gjitha

Prisni pak! Rihanna është shtatzënë?!


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain