MENU
klinika

"As nuk bërtisnim dot"

Arbana Osmani tregon momentin kur mësuan gjininë e bebit

21.04.2022 - 12:45

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Suksesi i saj i fundit ka qenë ai i BBV, ku me shkathtësinë e saj e bëri formatin akoma më interesant.

Pikërisht në natën finale të BVV, Arbana ndau me publikun lajmin se po pret një fëmijë të tretë. Mirëpo që atëherë është e rezervuar për të dhënë detaje.

Ajo çfarë mbetet mister është gjinia e fëmijës, që Arbana e ka zbuluar, por, pa planifikuar ndonjë mënyrë ceremoniale si “gender reveal”.

Arbana ka rrëfyer se gjininë e fëmijës e ka zbuluar kur ka qenë me pushime dhe nga emocionet e çastit nuk kanë bërë asnjë xhirim.

“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi”, postoi moderatorja në InstaStory.

"As nuk bërtisnim dot", Arbana Osmani tregon momentin kur

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulon detaje për "Big Brother VIP 2"

Arbana dhe Eduarti presin vajzë? Rrëfehet regjisori