MENU
klinika

Premier League, Java 31

Arsenal mposhtet keq, nuk përfiton për zonën Champions

04.04.2022 - 23:00

Arsenal ka pësuar një disfatë e cila mund të peshojë shumë në bilancet e sezonit, teksa topçinjtë u mposhtën në transfertë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Crystal Palace.

Topçinjtë nuk patën forcën e duhur për të përballuar sulmet e vendasve dhe në fraksionin e parë pësuan dy gola brenda 24 minutave, ku fillimisht ishte Mateta e më pas Ajew që ndëshkuan portierin Ramsdale.

Por, teksa pritej reagimi i të besuarve të Mikel Artetës në fraksionin e dytë, Arsenal pësoi sërish. Këtë herë Zaha ndëshkoi nga pika e bardhë Ramsdale, i cili e pati të pamundur të ndalte sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.

Në vazhdim, Arsenal provoi me anë të Saka, Smith Rowe apo Nketiah, me këtë të fundit që u ndal nga traversa, por nuk ia dolën të ndryshonin fatet e takimit.

Pas kësaj disfate, Arsenal vendos në rrezik objektivin për vendin e katërt, pozicion të cilin aktualisht e ka humbur ndaj Tottenham, por ka një ndeshje më pak se Spurs ndërsa gjendet e pesta me 54 pikë. Nga ana tjetër, Crystal Palace mban vendin e nëntë me 37 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN