MENU
klinika

Moto GP

Avioni rus i transportit ngec në Kenia, në dyshim gara e Argjentinës

01.04.2022 - 12:07

Gara e Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP që zhvillohet ditën e diel në pistën e Termas de Rio Hondo është në dyshim. Shkak është bërë bllokimi i materialeve të skuadrave (të gjitha kategoritë) në Kenia.

Materialet do të transportoheshin nga Indonezia (ku u zhvillua gara e fundit) për në Argjentinë, por avioni ka pësuar defekt në motor dhe ndodhet i parkuar në Kenia. Për fat të keq, lufta në Ukrainë ka ndikuar në këtë problem.

Zëvendësimi i avionit të dëmtuar është i vështirë, pasi kompania që transporton materialet e skuadrave është ruse. Dhe, për shkak të sanksioneve që i janë vënë Rusisë, këta avionë nuk mund të udhëtojnë.

“Ne përdorim këta avionë ruse për materialet e garës së skuadrave, por për shkak të luftës, kemi më pak mjete në dispozicion. Kemi bërë kërkesë që materialet të nisen me kompani të tjera dhe të vijnë sa më shpejt në Argjentinë”, – tha Ezpeleta, shefi i Dorna, kompania që menaxhon garat e motoçiklizmit.

“Nëse gjërat shkojnë mirë, materialet duhet të vijnë në Argjentinë të shtunën, në kohë për provat e lira dhe ato zyrtare. Pra, sot (e premte) nuk do të ketë prova të lira, si zakonisht. Madje ekziston mundësia që gara e Argjentinës të mos zhvillohet nëse situata nuk ndryshon” pwrfundoi Ezpeleta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak