MENU
klinika

Tradhtia e uellsianit

Bale hakmerret ndaj Real, do të kalojë te rivalët

18.04.2022 - 16:03

Bëhet fjalë për një lajm me të vërtetë të bujshëm të merkatos, ai që është dhënë nga Chiringuito TV në lidhje me të ardhmen e Gareth Bale. Uellsiani, i cili do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit, mund të ketë ndryshuar ide në lidhje me transferimin në Premier League.

Në fakt, sipas lajmeve të fundit, duket se Bale po mendon të qëndrojë në tokën iberike ku ndihet mirë, për klimën dhe jetën e përditshme. Kështu, uellsiani duket se po planifikon një tradhti ndaj Los Blancos.

Akoma nuk ka asnjë emër në lidhje me atë që mund të jetë skuadra e tij e ardhshme, por asnjë rrugë nuk është e përjashtuar, as ajo që mund të çojë te Barcelona.

Të shohim se çfarë do të ndodhë pas disa javësh kur sezoni do të mbyllet dhe Bale do të duhet të zgjedhë skuadrën e tij të re. Qëndrimi në Spanjë i lojtarit do të ishte një tjetër goditje për tifozët madrilenë, marrëdhënia me të cilët është përkeqësuar ndjeshëm në periudhën e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN