MENU
klinika

La Liga, Java 32

Spektakël i Real Madrid, përmbys dy gola në Sevilla

17.04.2022 - 22:59

Real Madrid tregoi edhe njëherë tjetër se është ekipi më në formë jo vetëm në Spanjë. Los Blancos përmbysën 2 gola në transfertë me Sevilla, duke fituar 2-3 dhe marshuar kështu drejt titullit kampion në La Liga.

20 minuta lojë do i mjaftonin vendasve për të shënuar. Është pikërisht Ivan Rakitic që me një goditje mjaft të bukur, lë të shtangur në vend Courtouis. Të shokuar dhe pa aftësinë për të reaguar, Los Blancos pësojnë edhe të dytin me Lamelan në minutën e 25-të.

Ekipi i Ancelottit do e niste mirë pjesën e dytë dhe do ngushtonte shifrat falë Rodrygos. Për të vendosur ekuilibrat mendon Fernandez, 7 minuta nga fundi. Në limite, Benzema tregon se mbetet një nga sulmuesit më të mirë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN