MENU
klinika

Për talentin e ri

Barcelona vendos klauzolën e tretë 1 miliard euro

06.04.2022 - 18:07

Barcelona është klubi i parë në botë që ka në përbërje 3 futbollistë me klauzolë 1 miliard euro. Ronald Araujo ka nënshkruar një marrëveshje të re dhe ka rinovuar deri në vitin 2026-të kontratën e tij me katalanasit, duke ka pranuar të përfshijë në të një klauzolë 1 miliard euro.

Edhe Ansu Fati me Pedri kanë klauzola të tilla në marrëveshjet e tyre afatgjata, sipas Fabrizio Romano-s, dhe Araujo duket se ka të njëjtën rëndësi për klubin katalanas. Pasi ka siguruar një vend në formacionin titullar të Barcelona-s sezonin e kaluar, Araujo e ka blinduar vendin e tij duke formuar një dyshe shumë solide me Gerard Pique në zemër të mbrojtjes.

Objektivi i radhës i Barçës është të rinovojë kontratën e Gavi-t. Mesfushori 17-vjeçar, i cili është që tani pjesë e kombëtares spanjolle, do të ketë gjithashtu një klauzolë 1 miliard euro. Marrëveshje të tilla tregojnë se Barcelona po ecën në rrugën e duhur.