MENU
klinika

“Dashuri e përjetshme!”

Butrint Imeri bën dedikimin romantik për personin e veçantë

01.04.2022 - 10:56

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka ndarë ditën e sotme me ndjekësit një nga tatuzhët e tij të shumtë.

Këngëtari postoi një foto në “Instastory”, ku shihet se ka bërë një zemër, dy engjëj që puthen dhe sipër tyre ka shkruar “Amor eterno” që në shqip do të thotë “dashuri e përjetshme”.

Këtë gjest kaq romantikë dhe të veçantë, Butrinti e ka bërë për nënën e tij dhe këtë gjë e konfirmon edhe për “Iconstyle.al”.

“Nanës dihet”, ka shkruajtur kwngëtari në postin e “Iconstyle.al”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Kujtojmë se artisti ka vendosur që jetën private ta ruajë në mënyrë hermetike dhe mos të zbulojë asnjë detaj. Lidhja më e bujshme për të cilën ai është përfolur ka qenë ajo me moderatoren Kiara Tito.

Madje vetë moderatorja së fundmi ka rikujtuar puthjen e famshme me këngëtarin dhe ka thënë se kjo puthje i solli një rritje të ndjeshme të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe i ndryshoi karrierën e saj për mirë.

“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia.”, tregoi ajo.

Ndonëse dyshja e mohonte se mes tyre kishte një romancë, Butrinti dhe Kiara fotografoheshin shumë herë bashkë. Ajo gjithashtu mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Instagrami i zbuloi të gjitha...

Butrint Imeri dhe modelja janë sërish bashkë?!

I paska ‘çmendur’ vajzat që i vogël

Butrint Imeri publikon fototn para se të bëhej i famshëm