MENU
klinika

Champions League

Dramatike, eliminohet Bayern, Real-Chelsea në shtesë

12.04.2022 - 23:00

Një natë dramatike në Champions League, me përmbysje dhe gola me peshë në fund. Bayern Munchen eliminohet nga ky kompeticion, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Villarreal, kur ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 për spanjollët.

Baraverzët dominuan gjithë ndeshjen, në pjesën e parë rrezikshmëria nuk ishte e madhe dhe përfundoi pa gola, por në të dytën, Leëandoëski gjeti golin e parë në minutën e 52-të.

Bayern vijoi me ritëm për të gjetur golin e dytë, por ishte Villarreal që në ato momente të pakta që doli përpara, arriti të shënonte. Chukëueze në 88’ barazoi për miqtë, duke i dhënë kualifikimin ekipit të tij, që rikthehet në gjysmëfinale pas 16 viteve. Bayern eliminohet për të dytin vit radhazi në cerekfinale.

Dramatike edhe në ndeshjen tjetër. Chelsea fitoi 3-1 në Madrid ndaj Real dhe sfida shkon në shtesë. Blutë e Londrës shkuan deri në 0-3 dhe ishin shumë pranë kualifikimit, teksa ndeshjen e parë e kishin humbur 1-3 në Angli. Por Rodrigo ngushtoi në 1-3 për vendasit dhe con ndeshjen në shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN