MENU
klinika

Formula 1

Drejtuesit e Red Bull akuzojnë Max Verstappen

18.04.2022 - 17:09

Sikur të mos mjaftonin rezultatet jo të mira të këtij fillimsezoni, te Red Bull kanë nisur edhe pakënaqësitë e para. Helmut Marko, një nga drejtuesit e makinës austriake, ka thumbuar kampionin e botës Max Verstappen.

“Mendoja se fitimi i titullit kampion do ta kishte qetësuar disi si pilot, por me sa duket ka nevojë edhe për një titull tjetër për të mos ndjerë më presionin”, tha Marko. Deklarata që vijnë pas nervozizmit që piloti holandez ka shfaqur në garat e para si dhe gjatë provave zyrtare.

“Nuk është i qetë dhe përfundon duke bërë gabime në pistë, siç ndodhi në sektorin e tretë, gjatë provave zyrtare në Australi. Ai duhet të jetë me këmbë në tokë dhe të pranojë realitetin se në Australi rivalët e Ferrari ishin më të shpejtë se sa ne”, u shpreh Marko.

Marko ka konfirmuar edhe faktin se ka një klauzolë që mund të lërë të lirë Max Verstappen të laroghet nga Red Bull, me të cilën ai ka një kontratë deri në vitin 2028: “Nëse do të përsëriten ngjarjet e vitit 2014, ku s’kishim asnjë shans të rivalizonim me Mercedes, atëherë ai mund të largohet”.