MENU
klinika

Studimi

E dini çfarë ndodh me beben kur nëna qan?

04.04.2022 - 11:42

Dihet se ushqimi që nëna konsumon ndikon te bebja, mirëpo a e dini se edhe emocionet tuaja ndikojnë te bebja në bark?

Studimet e ndryshme tregojnë se kur nëna qan, kjo prek edhe frytin dhe i transmeton atij emocione të njëjta. Ndërkaq, edhe më serioze bëhet kur nëna kalon faza të depresionit. Në raste të tilla, kjo ndikon në formimin e personalitetit të fëmijës, pasi ai të lindë.

Në rastet kur gruaja shtatzënë është në depresion, fëmija mund të lindë duke zhvilluar më pas një personalitet me pasiguri dhe të ndjeshëm.