MENU
klinika

Sipas gjinekologëve

Gratë në menopauzë janë të rrezikuara nga 2 probleme shëndetësore

25.04.2022 - 09:58

Menopauza është ajo periudhë e jetës së femrës në të cilën menstruacionet ndalojnë së ardhuri. Menopauza është pjesë e procesit natyral të plakjes tek femra. Në këtë fazë vezoret nuk prodhojnë më vezë dhe femra e ka të pamundur shtatzaninë. Problemet më serioze që një femër mund të përjetojë gjatë menopauzës janë ato të lidhura me osteoporozën dhe zemrën.

Osteoporoza
Çdo ditë trupi i njeriut “shkatërron” indin e vjetër kockor duke e zëvendësuar me ind të ri kockor. Në këtë rigjenerim estrogjenët kanë një rol kryesor. Menopauza karakterizohet nga mungesa e estrogjenëve dhe për këtë arsye rigjenerimi i kockave nuk ndodh. Për këtë arsye ato bëhen më poroze dhe shpesh thuhen me lehtësi shkruan dr. Elton Peci. Frakturat më të shpeshta që jep osteoporoza tek femrat në menopauzë janë ato të qafës së femurit dhe ato të vertebrave. Kjo gjendje quhet osteoporozë. Për këtë arsye femrat që janë mbi 45 vjeç duhet të kryejnë ekzaminime specifike rutinë për dendësinë e kockave (densitometria kockore).

Sëmundjet kardiake
Në menopauzë, femrat janë shumë të predispozuara të preken nga sëmundjet kardiake. Edhe këtu akuzohet mungesa e estrogjenëve si shkak. Problemet mund të agravohen edhe me shtimin e faktorëve të tjerë si mbipesha, shfaqja e diabetit apo hipertensionit pohon dr.Elton Peci. Të gjitha këto ndryshime rrisin rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Për këtë arsye femrat në këtë periudhë të jetës duhet të kontrollohen rregullisht tek kardiologu, të kenë një dietë të ekuilibruar, të mbajnë në kontroll gliceminë, yndyrnat në gjak dhe të kryejnë vazhdimisht ushtrime fizike. Në këtë mënyrë rreziku për sëmundje të zemrës do të reduktohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sëmundja që nuk kursen as të rinjtë

Çfarë duhet të bëni nëse vuani migrena?