MENU
klinika

NBA

Humbin pretendentët, Lakers në krizë totale

04.04.2022 - 11:39

Kampionët e Milwaukee Bucks u mundën 118-112 në fushën e tyre nga Dalla Mavericks, në një ndeshje spektakolare nga të dy ekipet. Për Bucks u dallua Giannis Antetokounmpo me 28 pikë e 10 rebound, por që s’mjaftuan. Në kahun tjetër, të gjithë titullarët e Dallas realizuan mbi 10 pikë, me Luka Doncic protagonist i 32 pikëve e 15 asist.

Humbja e gjashtë radhazi për Los Angeles Lakers, që u mund 129-118 në fushën e vet nga Denver Nuggets. Jokic realizoi 38 pikë e 18 rebound për miqtë, ndërsa 55 pikët e dyshes Davis-Westbrook për miqtë mbetën për statistikë.

Humbet edhe Phoenix Suns, skuadra me rekordin më të mirë sezonal në NBA. Suns u mundën 117-96 nga Oklahoma (Sarr 24 pikë). Skuadra e Golden State, falë 25 pikëve të Wiggins dhe 22 të Poole, mundi 109-90 Sacramento, ndërsa Philadelphia fitoi 112-108 në fushën e Cleveland. Për miqtë u dallua Embiid me 44 pikë e 18 rebound, mbështetur nga Harden, autor i një “triple double” (21 pikë, 10 rebound, 10 asist).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN