MENU
klinika

NBA

Miami mbron kreun në Lindje, rikthehen Warriors

03.04.2022 - 12:56

U luajtën vetëm 3 ndeshje mëngjesin e sotëm në NBA. Interesant dueli mes Chicago Bulls dhe Miami Heat, dy skuadrave pretendente në këtë konferencë.

Miqtë nga Florida triumfuan 127-109. Dyshja LaVine-DeRozan realizuan 59 pikë për Bulls, por që mbetën për statistikë përballë grupit të Heat.

Pas katër humbjeve radhazi, Golden State është rikthyer te fitorja në shtëpi, duke mposhtur 111-107 Utah Jazz, edhe kjo sfidë përballje pretetendesh, por në Perëndim. Në mungesë të Curryt, shkëlqeu Thompson për Warriors me 36 pikë. Golden State rimerr vendin e tretë.

Pesë fitore radhazi për Atlanta Haëks, që mundën 122-115 Brooklyn Nets, dy ekipe që luftojnë për të hyrë në play-off. Shkëlqeu Kevin Durant për miqtë me 55 pikë, por nuk mjaftuan për të triumfuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak