MENU
klinika

Serie A, Java 32

Juventus përmbys në Cagliari, Champions i sigurt

09.04.2022 - 22:45

Juventus ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me shifrat 2-1 në fushën e Cagliarit, një sukses i rëndësishëm për të lënë pas krahëve humbjen me Interin, por edhe për të kthyer ekipin në rrugëtimin e duhur për të mbrojtur vendin e katërt që të çon në Champions.

Cagliari kalon i pari në avantazh me Joao Pedro, por bardhezinjtë barazojnë me De Ligt në fund të pjesës së parë, ndërsa Vlahovic shënon golin e fitores në pjesën e dytë. Juventusi blindon zonën Champions pas këtij suksesi, ndërsa Cagliari duhet të vuajë akoma që të sigurojë qëndrimin mes më të mirave të Italisë.

Në “Unipol Arena” zhvillohet një pjesë e parë shumë e bukur mes Cagliarit dhe Juventusit. Skuadra e Allegrit nis më mirë sfidën, por me kalimin e minutave vendasit rrisin lojën e tyre, madje arrijnë të zhbllokojnë sfidën, falë një goli të bukur të Joao Pedro.

Juventusi reagon dhe hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por sardët mbrohen mirë. Bardhezinjve u anulohet një gol, sepse Rabiot ka devijuar topin me dorë.

Por në fund të pjesës së parë, shpërblehen përpjekjet e Juves, që barazon rezultatin me De Ligt, që me kokë arrin të mposhtë portierin Cragno dhe të kthejë në ekuilibër këtë sfidë. Mbyllet 1-1 një pjesë e parë plot ritëm.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN