MENU
klinika

Presidenti i ri

Konferenca e Kryetarëve mblidhet më 4 maj, shkresa e Ballës

29.04.2022 - 14:17

Në 4 maj do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Konferenca e Kryetarëve mblidhet pas kërkesës së kryetarit të Grupit të PS, Taulant Balla dhe drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Duke patur në vëmendje afatet maksimale për çdo raund votimi të përcaktuara në pikën 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Republikës dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit si dhe numrin maksimal të këtyre raundeve (pesë) sipas pikave 3 dhe 4 të nenit 86 të Kushtetutës dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit, ju parashtroj kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë procedurat se zgjedhjes së Presidentit më datën 4 maj 2022”, thuhet në shkresën e Ballës.

Kjo mbledhje do të bazohet në dy pika të rendit të ditës: Përcaktimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës; Përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit.

Taulant Balla do të ulet me Enkelejd Alibeajn, Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën për negociatat për emrin e ri të Presidentit.