MENU
klinika

Drejtori i Ferrarit

“Leclerc dhe Sainz le të duelojnë, mafton që…”

20.04.2022 - 16:59

Te Ferrari nuk kanë vendosur ende nëse Charles Leclerc, fitues i dy nga tri garat e zhvilluara deri më tani këtë sezon të Formula 1, do të jetë piloti i parë apo jo.

Drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Mattia Binotto, në prag të garës së Imola u shpreh se është ende herët për të ndarë hierarkitë. Për më tepër që vjet, ishte Carlos Sainz ai që grumbulloi më shumë pikë se shoku i skuadrës.

“Janë zhvilluar vetëm 3 gara, ndërkohë që janë edhe 20 të tjera deri në fund. Ndaj edhe Sainz shpreson. Për këtë arsye, të dy pilotët do të jenë të lirë të konkurrojnë mes tyre për fitore dhe nuk do të ketë asnjë urdhër nga ne. Natyrisht që në këtë garë mes tyre nuk duhet të dëmtojnë skuadrën dhe uroj që të duelojnë gjithnjë për dy vendet e parë”, u shpreh Binotto.

 

Aktualisht, Leclerc ka 38 pikë më shumë se Sainz pas tri garave të para. Duket se monogasku është përshtatur më mirë me makinën e re Ferrari, ndërsa spanjolli u tërhoq në garën e fundit.

“Ne jemi të kënaqur nga paraqitja e deritanishme e pilotëve, që duket se janë përshtatur mirë. Ne duhet të vijojmë me këtë ritëm, për të qenë kompetitivë deri në fund”, – tha Binotto.