MENU
klinika

Fushata e presidentit francez

Macron kërkon të rifitojë zgjedhjet me Mbappe

15.04.2022 - 15:39

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkon në raundin e parë të zgjedhjeve me një avantazh të lehtë ndaj Marine Le Pen, rivales së tij në raundin e dytë, zgjedhjet e së cilit do të zhvillohen më 24 prill.

Megjithëse Macron është një tifoz i njohur i Olympique Marseille, dëshira e tij është që Kylian Mbappé, idhulli i më të rinjve në shoqërinë franceze, të vazhdojë në Paris dhe të mahnisë futbollin francez.

Macron dhe Mbappé shkëmbejnë mesazhe për të folur mbi futbollin, telefonojnë shumë shpesh njëri-tjetrin dhe madje kërkojnë favore. Kur Mbappé u shfaq në një fushatë televizive franceze në favor të vaksinimit në qershor 2021, ndodhi përmes një kërkese të Macron për të rritur ndërgjegjësimin në shoqërinë franceze.

Presidenti i Francës ka mundur të gjejë kohë në mes të fushatës së tij të pafund elektorale për të rritur presionin ndaj lojtarit, duke i kërkuar që të mos largohet nga Franca, por të bëhet një simbol kombëtar për të rinjtë.

Dy vite para Lojërave Olimpike në Paris, Macron është i vetëdijshëm se rinovimi i Mbappé deri në atë datë do të nënkuptonte një fitore për ekzekutivin dhe gjithashtu për PSG-në. Klubi parizien ende nuk ka arritur ta bindë atë të rinovojë.

Nëntë ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në Francë përflitet se talenti nga Bondy mund të dërgojë një mesazh në rrjetet sociale për të mbështetur fushatën e ende kreut të ekzekutivit francez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


40 miliardë dollarë pasuri

Shitet Milan, e duan sheikët nga Bahreini