MENU
klinika

Lë në ankth PSG dhe Real Madrid

Mbappe fikson datën që do tregojë të ardhmen

25.04.2022 - 18:44

Një nga çështjet më të rëndësishme në shtëpinë e PSG është e ardhmja e Kylian Mbappe. Sulmuesit i përfundon kontrata dhe marrëveshja për rinovimin e saj nuk ka ardhur ende.

Në krahun tjetër, në pritje qëndron Real Madrid. Loss Blancos dëshirojnë të firmosin me francezin me çdo kusht. Sipas asaj që shkruan Marca, Mbappe ka vendosur të mos prononcohet zyrtarisht deri në fund të sezonit.

E thënë ndryshe, veridikti përfundimitar do jepet pas 21 majit, ditë kur do luhet me Metz. 23 vjeçari ka qenë një nga më të mirët për skuadrën e Pochettinos. 22 gola dhe 14 assist në 31 takime tregojnë gjithçka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN