MENU
klinika

Ligue 1, Java 31

Mbappe-Neymar-Messi dëfrehen duke luajtur “tenis”

09.04.2022 - 23:08

Kylian Mbappe ishte padiskutim njeriu i ndeshjes Clermont-PSG, duke kontribuuar në 5 gola në fitoren 1-6 të parizienëve. Avantazhi nga ekipi i Pochettinos u mor që në minutën e 6’ kur pas një asisti nga Lionel Messi, Neymar do t’i dhuronte avantazhin miqve.

Minuta e 19’ do të shënonte edhe nisjen e episodit të golave nga ana e Mbappe, i cili realizoi pas një shërbimi nga Messi. Megjithatë Clermont tentoi të reagonte dhe shënoi golin e vetëm në minutën e 42’ me Dossou, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezulatin 1-2.

Deri në minutën e 71’ përballja do të vazhdonte me të njëjtin rezultat, deri në momentin kur Mbappe do të fitonte një penalti, e cila u ekzekutua nga Neymar.

Më minutën e 74’ francezi do të shënonte golin e dytë personal, pasi u shërbye nga Neymar dhe të katërtin për ekipin e PSG-së, teksa në minutën e 80’ realizoi “hat-trick”, edhe këtu Mbappe do të merrte asist nga Messi.

Goli i fundit nga parizienët në ndeshjen e mbrëmjes së kësaj të shtunë u realizua nga Neymar në minutën e 83’, por edhe këtu vendimtar ishte Mbappe, pasi asistoi brazilianin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN