MENU
klinika

NBA

Mësohet skuadra e fundit gjysmëfinaliste e play-off

30.04.2022 - 11:37

Memphis është skuadra e fundit gjysmëfinaliste në Konferencën e Perëndimit. Është ekipi i fundit që siguron një biletë për në gjysmëfinalet play off në të dyja Konferencat, duke bërë që nga 1 maji të nisin sfidat mes katër më të mirave në të dyja kahet e NBA-së.

Memphis mposhti sot 113-106 Minnesota, në një ndeshje të dominuar nga miqtë, që fituan 4-2 serinë e çerekfinaleve. Bane e Brooks realizuan nga 23 pikë secili për ekipin mik, por të mbështetur edhe nga pjesa tjetër e skuadrës. Për Minnesota u dallua Edwards me 30 pikë, por që s’mjaftuan.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Miami – Atlanta, (4-1)

Philadelphia – Toronto, (4-2)

Milwaukee – Chicago, (4-1)

Boston – Brooklyn, (4-0)

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia

Boston – Milwaukee

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Phoenix – New Orleans, (4-2)

Dallas – Utah Jazz, (4-2)

Golden State – Denver, (4-1)

Memphis – Minnesota, 114-106 (4-2)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas

Golden State – Memphis

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN