MENU
klinika

NBA

Miami fiton bindshëm ndeshjen e parë të play-off

17.04.2022 - 21:43

Miami Heat, skuadra që zuri vendin e parë në Konferencën e Lindjes, fitoi bindshëm në shtëpi 115-91 kundër Atlanta Hawks,me këtë të fundit që arriti të futej në play-off vetëm përmes play-in.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga ekipi nga Florida që u shkëput nga perioda në period, ndërsa në të fundit ruajti balancat, për të mos e vënë në dyshim fitoren. Plot 24 pikë diferencë në fund tregojnë dominimin e Miami.

Robinson ishte shënuesi më i mirë për vendasit me 27 pikë, ndihmuar nga Butler me 21. Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Atlantas. Miamit i duhen edhe 2 fitore për të kaluar në gjysmëfinale të play-off.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Miami – Atlanta, 115-91

Philadelphia – Toronto, 131-111

Milwaukee – Chicago,

Boston – Brooklyn

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Phoenix – New Orleans

Dallas – Utah Jazz, 93-99

Golden State – Denver, 123-107

Memphis – Minnesota, 117-130

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN