MENU
klinika

La Liga, Java 30

Mjafton një “perlë” e Pedrit, Barça ngjitet e dyta

03.04.2022 - 23:05

Barcelona nuk ndalet as përballë Sevillas. Skuadra e Xavit dominoi sfidën ndaj andaluzianëve në “Camp Nou”,por realizoi vetëm një gol. Perla e Pedrit në minutën e 72-të, i dhuroi Barcelonës suksesin e gjashtë radhazi në La Liga dhe vendin e dytë.

Ndeshja dhuroi emocione dhe nisi me katalanasit në sulm. Ferran Torres dhe Frenkie De Jong iu afruan golit, teksa provoi edhe Jordi Alba. Në fundin e pjesës së parë provoi edhe Pierre-Emerick Aubameyang, por Bono priti në dy kohë.

Vendasit nuk e ulën ritmin në pjesën e dytë, fraksion ku e kërkoi golin edhe Sevilla. Ocampos dhe Lamela u shfaqën të rrezikshëm për ekipin e Lopeteguit, ndërsa Barcelona u përgjigj me Ferran Torres dhe Araujon.

Ivan Rakitic provoi në krahun tjetër, ndërsa Bono dhe traversa i hoqën golin Gerard Pique. Provoi edhe Dembele fluturimthi, por topi mbi tra. Gjithsesi, tifozët përjetuan emocione në minutën e 74-t.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN