MENU
klinika

Nga kjo sëmundje!

Nga se rrezikohemi nëse nuk pimë ujë mjaftueshëm

10.04.2022 - 08:49

Njerëzit që nuk pinë ujë të mjaftueshëm çdo ditë po rrisin shanset e tyre për një sëmundje vrasëse. Shkencëtarët u bëjnë thirrje njerëzve që të konsumojnë gjashtë deri në tetë gota çdo ditë në mënyrë që të shmangin rrezikun e mosfunksionimit të zemrës. Dështimi i zemrës ndodh kur zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun rreth trupit siç duhet, zakonisht sepse është dobësuar ose e ngurtësuar. Është një gjendje afatgjatë, që zakonisht përkeqësohet me kalimin e kohës.

“Ngjashëm me reduktimin e marrjes së kripës, pirja e mjaftueshme e ujit dhe qëndrimi i hidratuar janë mënyra për të mbështetur zemrën tonë dhe mund të ndihmojnë në reduktimin e rreziqeve afatgjata për sëmundjet e zemrës”, tha Dr. Natalia Dmitrieva, autore kryesore e një studimi të ri.

Dr. Dmitrieva, një studiuese në Institutin Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së, drejtoi një ekip që studioi pothuajse 12,000 të rritur amerikanë. Ata ishin të moshës nga 45 deri në 66 vjeç, të cilët kishin të dhëna shëndetësore që përfshinin 25 vjet. Ata nuk kishin dështim të zemrës, diabet apo obezitet në fillim të studimit. Rreth 1,366 (11.56 përqind) më vonë zhvilluan insuficiencë kardiake, e cila është më e zakonshme me moshën.

Ekipi vlerësoi nivelet e natriumit në gjak, të cilat rriten kur nivelet e lëngjeve të dikujt janë të ulëta. Diapazoni normal i natriumit është midis 135 dhe 146 miliekuivalente për litër (mEq/L). Por personat me një nivel prej rreth 143 mEq/L në moshën e mesme kishin një rrezik 39 për qind më të lartë të dështimit të zemrës, krahasuar me ata me nivele më të ulëta. Për çdo 1 mEq/L rritje të natriumit nga diapazoni normal, gjasat për një diagnozë u rritën me pesë për qind. Të dhënat treguan gjithashtu se mbi 70-vjeçarët me një nivel natriumi prej 143 mEq/L kishin 62 për qind më shumë gjasa të zhvillonin hipertrofinë e ventrikulit të majtë, trashje të zemrës.

Gjetjet e hershme sugjerojnë se hidratimi i mirë mund të ndihmojë në parandalimin ose ngadalësimin e përparimit të ndryshimeve brenda zemrës që mund të çojnë në dështim të zemrës. Lëngjet, qoftë uji apo çaji, janë thelbësore për një sërë funksionesh trupore, duke përfshirë ndihmën e zemrës për të pompuar gjakun në mënyrë efikase. Qëndrimi i hidratuar është thelbësor për të mbështetur funksionin e enëve të gjakut dhe rrjedhimisht qarkullimin.

Për t’u kujdesur për zemrën, ekspertët rekomandojnë ushtrime të rregullta, mos pirjen e duhanit, konsumin e moderuar të alkoolit dhe kafeinës dhe një dietë të shëndetshme. Ushqimet e kripura, me sheqer dhe yndyrore duhet të kufizohen.