MENU
klinika

Portieri shqiptar tregon vlerat

Pritja e Etrit Berishës, më e bukura në Serie A

07.04.2022 - 13:58

Nëse Torino mori tri pikë me shumë vlerë në fushën e Salernitanës në fitoren 1-0, duhet të falënderoj më së shumti Etrit Berishën me pritjet e tij. Një ndër to pritje është shpallur më e mirë e javës 31-të të Seria A, me gardiani shqiptar që shpëton portën pas gjuajtjes së Ederson.

Portieri shqiptar, që po luan si titullar së fundmi në radhët e Torinos shfaqi edhe njëherë reflekset e tij, duke zgjatur dorën deri në limite për të pritur një top që ishte nisur në cepin e portës. Duke parë dinamikën dhe gjuajtjen potente të kundërshtarit, kjo pritje u zgjodh më e mira. Berisha la pas portierë të kalibrit, si Handanoviç të Inter dhe Maignan të Milanit.

Mes pritjeve më të bukura ishte edhe ajo e portierit tjetër shqiptar Thomas Strakosha që ndaloi topin me trup thuajse në një gol të sigurtë i Sassuolos. Dalja e shpejtë dhe e zgjuar e Strakoshës shpëtoi Lazion nga goli dhe nëse skuadra mori pikët e plota në fitoren 2-1, meritë të padiskutueshme ka edhe portieri shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN