MENU
klinika

Premier League, Java 35

Ronaldo “firmos” sërish, por goli vlen vetëm një pikë

28.04.2022 - 22:43

Cristiano Ronaldo vijon të shënojë rregullisht në ndeshjet e fundit. Por paraqitja e mirë e tij nuk shkon sinkron me Manchester United, që nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Chelsea dhe tashmë i duhet shumë fat për një vend në Champions.

Pas 60 minutash pa gol, brenda 2 minutash gjithçka është ndezur në Old Trafford. Fillimisht ka shënuar ekipi mik me Alonso që me të majtën ka gozhduar portierin De Gea.

Por, kanë kaluar vetëm dy minuta dhe Cristiano Ronaldo ka lënë sërish gjurmë. Portugezi ka përfituar nga një asist i bukur dhe brenda zonës, në pozicion diagonal, ka mposhtur portierin Mendy të Chelsea-t.

Për Ronaldon ishte goli i 23-të këtë sezon dhe tashmë ka fituar bonus siç edhe ishte parashikuar pas 20 golave. Rreth 160 mijë euro për gol.

Sakaq, në këtë sfidë ka pasur edhe një situatë disi të vecantë. Phil Jones dhe Rice James kane dyluftuar gati në fundore dhe pasi kanë dale të dy jashtë, janë kapur sy më sy. Asnjë grindje e vërtetë apo sjellje e dhunshme, por thjesht nerva të momentit, që janë qetësuar direkt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN