MENU
klinika

Pas 2 çmimeve individuale

Ronaldo lëshon kushtrimin: Djajtë nuk heqin dorë!

05.04.2022 - 19:15

Cristiano Ronaldo në aspektin personal vijon të jetë në nivele të larta, ndërsa Manchester United ka rrëshkitur në vendin e shtatë dhe rrezikon pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se sulmuesi portugez është zgjedhur lojtari i muajit në Angli dhe me golin më të bukur, ai thotë se duhet të luftojmë deri në fund për të arritur objektivat ekipore, pasi ato janë më të rëndësishme.

“Arritjet individuale janë gjithmonë të mirëseardhura, por vlejnë shumë më tepër kur lidhen me fitoret kolektive. Ka ende shumë gjëra për të luftuar deri në fund të sezonit dhe ne kurrë nuk mund të heqim dorë nga arritja e objektivave që mbeten të mundshme dhe brenda arritjes sonë.

Faleminderit të gjithëve që votuan për çmimet e Golit të Muajit dhe Lojtarit të Muajit. Le të shkojmë për më shumë! Le të luftojmë deri në frymën e fundit! Shkojmë, djaj!” – janë fjalët e Ronaldos postuar në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN