MENU
klinika

Sipas Inteligjencës Perëndimore

“Rusia e kishte planifikuar pushtimin, prej verës së kaluar!”

10.04.2022 - 11:07

Synimi i Rusisë për të pushtuar Ukrainën ishte i njohur tashmë për inteligjencën perëndimore që në verën e vitit 2021. Kjo u raportua për BBC nga një oficer i inteligjencës perëndimore.

“Në verë ne pamë një grup të vogël zyrtarësh të lartë rusë që planifikonin një pushtim në shkallë të plotë.”, tha ai.

Zakonisht, shërbimet sekrete nuk i zbulojnë të dhënat e tyre, por me afrimin e pushtimit, ofierët e inteligjencës perëndimore dhe kryesisht ata të Shteteve të Bashkuara, morën një vendim të paprecedentë “ t’i tregonin botës atë që dinin dhe me një nivel të paprecedentë detajesh”. Kështu deklaroi oficeri gjatë intervistës.

“Disa muaj më parë shërbimet kishin ngritur alarmin dhe kishin tentuar të ndalonin luftën, shtrirja e së cilës ishte konfirmuar vazhdimisht. Mbledhja dhe analiza e të dhënave ishte një detyrë e përbashkët e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Origjina e saktë e inteligjencës mbetet sekrete, por zyrtarët pretendojnë se e kanë marrë atë nga burime të ndryshme”