MENU
klinika

Kuqezinjtë pritet të jenë dominues

Shitet të premten, zbulohet shuma që blihet Milan

25.04.2022 - 22:52

Milani mund të bëhet i fondit Investcorp që të premten, më 29 prill. Fondi nga Bahreini është në bisedime të avancuara me fondin Elliot. “Il Sole 24 Ore” raporton se Investcorp është në rrugën e duhur për të nënshkruar kontratën për blerjen e Milanit deri të premten.

Disa nga pengesat që palët kishin në fillim janë zgjidhur para kohe dhe tani po shkon gjithçka drejt konkretizimit të marrëveshjes. Investcorp pritet të paguajë te fondi Elliot shumën e 1.1 miliard eurove.

Nëse Milan ia arrin të fitojë edhe titullin në Serie A, do ta bënte këtë skuadër të frikshme për sezonin tjetër, duke ditur se pronarët e rinj pritet të investojnë rreth 300 milionë dollar, duke afruar disa nga futbollistët më të mirë në ekip.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN