MENU
klinika

Marrëveshja UEFA-CONMEBOL

Shqipëria, ndeshje edhe me ekipe të Amerikës Latine

04.04.2022 - 18:18

Çdo tifoz shqiptar ka ëndërruar që të shohë nga afër ndeshjen Shqipëri-Argjentinë apo Shqipëri-Brazil dhe tashmë, një gjë e tillë mund të jetë e mundur duke filluar që nga viti 2024.

UEFA dhe CONMEBOL kanë arritur një marrëveshje e cila si pjesë të saj parashikon në parim edhe ndërthurjen që nga viti 2024 të të gjithë skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve.

UEFA dhe CONMEBOL kanë hapur një zyrë të përbashkët në Londër, nga ky do të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta, duke filluar nga “Finalisima”, ndeshja mes fitueses së Kampionatit Europian dhe asaj të Kupës së Amerikës, që inaugurohet këtë vit me Itali-Argjentinë.

Sipas mediave ndërkombëtare, palët po diskutojnë prej kohësh ndërthurjen e skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve, për të rritur cilësinë e këtij miniturneu, si dhe për t’i dhënë mundësinë vendeve latine që të gjejnë kundërshtarë cilësorë, pasi tashmë e kanë të vështirë të gjejnë data të lira për miqësore me ekipet europiane.

Ndaj Argjentina, Brazili si dhe 8 skuadrat e tjera të CONMEBOL, parashikohet t’i bashkohen Ligës së Kombeve që nga viti 2024, duke u shpërndarë në kategori të ndryshme. Parashikohet që të paktën dy skuadrat kryesore të jenë në Ligën A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“CR7 e respektova më shumë se ç’duhet”

“Në Itali edhe kur fitojnë me vendin e fundit, festojnë”

“Stadiumi i Romës të quhet Paolo Rossi”

Po vuajnë nga sëmundjet, kreu i FIFA-s lutet për 2 trajnerët