MENU
klinika

Serie A, Java 34

Strakosha thyhet në fund, Milan përmbys Lazion

24.04.2022 - 22:45

Milan nuk dorëzohet në luftën për titull, duke rimarrë kreun pas fitores 1-2 në “Olimpico” ndaj Lazios. Një sukses me shumë vuajtje, që erdhi me përmbysje, por me shumë vlera për të besuarit e Stefano Piolit.

Një pjesë e parë më të vërtetë emocionuese. Fraksioni i parë përfundoi 1-0, me të dyja skuadrat që i drejtohen dhomave të zhveshjes. 4 minuta lojë. Kaq kanë mjaftuar që Lazio të zhbllokonte shifrat ndaj Milanit. Ka qenë i zakonshmi Immobile që ka “tundur rrjetën”, duke ndezur takimin në kryeqytet.

Në minutën e 37-të, Milan pretendon penallti pas një prekje me dorë të Luis Alberto, por VAR nuk mendon kështu. Giroud vendos ekuilibrat në minutën e 50-të. Sulmuesi zgjatet bukur në zonë dhe me një top tokazi, mposht Strakoshën.

Në fushë futet edhe Ibrahimovic. Në momentin që u mendua se ndeshja përfundoi në barazim, vjen goli i Tonalit, që thyen Strakoshën për herë të dytë. Mbyllet 1-2, me Milanin që merr maksimumin.