MENU
klinika

Serie A, Java 31

Tension në Torino, Inter mposht Juven dhe beson te titulli

03.04.2022 - 22:58

Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit, ashtu sic u parashikua, prodhoi polemika dhe tension. Në fund, fituan 0-1 zikaltrit, që mbeten në luftë për titullin kampion.

Polemika, tension dhe një pjesë e parë e mbyllur pas 5 minutash shtesë, aq sa ndodhi edhe e pabesueshmja që pamë sonte. Dumfries futet në zonë, Morata dhe Alex Sandro e fusin në mes, holandezi bie në zonë. Fillimisht arbitri tregon me shenjë se nuk ka asgjë, por thërritet nga VAR.

Ka penallti për Interin. Calhanoglu shkon nga pika e bardhë. Godet dhe Szceszny e pret, por topi mbetet aty ku turku niset për ta shtyrë në rrjetë, gjë që e bën Chiellini pasi i përplaset në trup. Është autogol, por arbitri akordon faull për Juventusin!

Polemika nga Interi dhe Inzaghi, VAR sërish ndërhyn dhe këtë herë arbitri jep përsëritje të 11-metërshit. Në atë moment, Calhanoglu godet saktë dhe shënon. Allegri shqyen xhaketën e tij nga nervat.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, me tensione të tjera dhe plot raste. Inter u mbrojt mirë, vendasit iu afruan më shumë golit, por shkuan deri te shtylla. Përfundon 0-1, Inter beson te titulli, Juve i thotë lamtumirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN