MENU
klinika

La Liga, Java 33

Tjetër hap fals i Barcelonës, mposhtet në shtëpi

24.04.2022 - 23:02

U mendua se Barcelona u rehabilitua pas fitores në mesjavë ndaj Real Sociedad, por katalanasit thyhen sërish, duke vënë në dyshim vendin e dytë në La Liga. Blaugranat u mposhtën 0-1 në shtëpi nga Ray Vallecano, me Ivan Balliun titullar dhe 90 minuta të plota në fushë.

Kjo ishte ndeshja e prapambetur e Barcelonës, ku nuk merr asnjë pikë, ndërsa për miqtë me shumë vlera, që tashmë thuajse sigurojnë mbijetesën, vetëm një mrekulli mund t’i rrëzojë nga La Liga.

Minuta e shtatë do të sillte rastin vendimtar të takimit. Garcia lëshon një të djathtë të bukur dhe Ter Stegen e pati të pamundur ta presë dhe 0-1. Ekipi i Xavit dominoi, por më kot. Katalanasit ishin mirë të vendosur në fushë, por kundërshtarët e tyre i kishin marrë mirë masat dhe hapësira në prapavijë nuk ekzistonin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN