MENU
klinika

Champions League

Tripletë e Benzema, Real mbret i Londrës, shtanget Bayern

06.04.2022 - 23:29

Karim Benzema ka udhëhequr Real Madrid në një tjetër mbrëmje të madhe në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi francez ka ndihmuar madrilenët të fitojnë 3-1 në transfertë përballë kampionëve në fuqi të Chelsea, duke i afruar më shumë pranë gjysmëfinales së turneut.

Pritej një ndeshje e ndezur dhe ashtu ishte që në startin e saj, me madrilenët të cilët iu afruan shpejt golit me traversën e Vinicius. Por më pas doli në skenë Benzema, i cili si në ndeshjen ndaj PSG-së, ishte i pamëshirshëm para portës së skuadrës angleze.

Ai shënoi dy herë brenda 3 minutash duke i dhënë një avantazh të dyfishtë ekipit të tij, ndërsa vendasit të tronditur reaguan vetëm në fund të pjesës së parë me Havertz, për të rihapur sfidën.

Por në fillimin e të dytës, Benzema detyroi Mendy dhe Rudiger të bënin gafa të njëpasnjëshme dhe u vodhi topin për të shënuar edhe golin e tretë personal të tijin në këtë duel.

Në ndeshjen tjetër, Villarreal vazhdon të surprizojë! Pasi eliminoi Juventusin në fazën paraardhëse, spanjollët, arritën të shtangin edhe Bajernin e Mynihut, në aktin e parë.

Ekipi i drejtuar nga Unai Emeri, triumfoi me rezultatin 1-0 në sfidën e zhvilluar në shtëpi, teksa gjithcka mbetet e hapur për në duelin e kthimit që do të zhvillohet në Gjermani.

Goli i Danjuma, në minutën e 8-të, pas asistim të Parejos, i dhuroi fitoren Villarrealit. Vlen të theksohet se në minutën e 41-të, Kokelin realizoi një tjetër gol spektakolar, por ai u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN