MENU
klinika

Për krijimin e Superligës Evropiane

UEFA gjobit “rebelët”, gati përjashtimi nga Champions

27.04.2022 - 14:52

UEFA-Superliga nuk është aspak një çështje e arkivuar, përkundrazi, mbetet një konflikt i hapur që mund të sjell pasoja të mëdha për klubet themeluese.

Nga zyrat e UEFA-s bëjnë me dije se Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, nuk preken në sezonin e ri të Champions League, por ndaj tre klubeve rebele mund të ketë një penalitet të rëndë, mund të përjashtohen nga Champions League në sezonin 2023-24, nëse këta këto 3 ekipe nuk paguajnë gjobën që UEFA pritet të aplikojë ndaj tyre.

Fillimisht UEFA mendonte të gjobiste me 100 milionë euro tre klubet, plus 1 ose 2 vite përjashtim nga kompeticionet që ajo organizon. Më pas ky projekt u stopua, por të tre klubet janë shprehur se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga ideja e tyre, thjesht do të riformatojnë edhe një herë projektin e tyre.

Duke parë këmbënguljen e Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, UEFA ka vendosur t’i gjobisë me 15 milionë euro, nëse nuk e paguajnë këtë gjobë, atëherë nuk do të marrin pjesë në Champions League në sezonin 2023-24.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN