MENU
klinika

Champions League

7 gola në “Etihad”, City mposht Real, por finalja e hapur

26.04.2022 - 22:54

Spektakël në stadiumin “Etihad” të Manchester, ku sonte u shënuan 7 gola. City fitoi 4-3 ndaj Real Madrid, por finalja mbetet e hapur, me ndeshjen e kthimit ku gjithcka mund të ndodhë.

Ashtu siç pritej, ritmi ishte i lartë që në fillim, me sulmet sa në njërën portë, në tjetrën. 45 minutat e para përfunduan 2-1 për të besuarit e Pep Guardiolës. Në minutën e dytë është Kevin de Bruyne që tregohet i saktë me kokë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Në të 10’, Jesus dyfishon shifrat. I gjendur shumë pranë portës, nuk mund të gabonte. Courtois u përpoq të dilte nga porte, por ishte tepër vonë, pasi braziliani u tregua më i aftë, duke goditur shumë shpejt.

Los Blancos rifuten në lojë në minutën e 33-të. Sulmuesi Karim Benzema kontrollon mirë një top nga ajri dhe me të majtën bën atë që di të bëjë më mirë. Pjesa e dytë do niste në mënyrën më të mirë të mundshme për të zotët e shtëpisë. Një krosim perfekt i Fernandinho gjen kokën e Foden, i cili s’toleron.

I menjëhershëm ishte reagimi i djemve të Ancelottit, që pas 3 minutash ngushtojnë shifrat me Vinicius. Anglezët në të 74-tën “përshendetin” rrjetën sërish. Gjithçka nis nga këmbët e Silvas, futbollist ky që nga distanca realizon një gol shumë të bukur.

Nuk përfundon këtu, në 82’ ka penallti për Real Madrid dhe Benzema nuk fal nga pika e bardhë. Fundi është akoma drithërues, por mbyllet 4-3. Gjithcka do të vendoset pas një jave në Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN